FDBQ-B / RXYSQ-P8V1

Product Features

  • Njësi kompakte (230 mm e lartë dhe; 652 mm e thellë), mund të montohet lehtë në hapësira të ngushta të tavanit
  • I fshehur mirë në tavan: duken vetëm grilat e thithjes dhe të shkarkimit
  • Funksionim i qetë si pëshpërimë: niveli i presionit të zhurmës ulet deri në 28 dBA
  • Drejtimi i thithjes së ajrit mund të ndryshohet nga thithja prapa në thithjen poshtë
  • Për montim të thjeshtë, ena e kullimit mund të vendoset në të majtë ose në të djathtë të njësisë

Benefits

  • Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Funksionimi gjatë largimit nga shtëpia

    Ruan temperaturën e brendshme sipas nivelit të përcaktuar nga ju ndërkohë që nuk jeni në shtëpi, duke kursyer energji

  • Qetësi pëshpërime

    Qetësi pëshpërime

    Njësitë e brendshme Daikin bëjnë aq zhurmë sa një pëshpërimë. Gjithashtu njësitë e jashtme garantohen se nuk prishin qetësinë e fqinjit.

  • Vetëm ventilatori

    Vetëm ventilatori

    Njësia mund të përdoret si ventilator duke qarkulluar ajrin, por pa e ngrohur ose ftohur atë.

  • Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Kalimi automatik ftohje-ngrohje

    Përzgjedh automatikisht modalitetin e ngrohjes ose të ftohjes për të arritur temperaturën e përcaktuar.

  • Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit

    Shkallët e shpejtësisë së ventilatorit (2 shkallë)

    Lejon përzgjedhjen e shpejtësisë së ventilatorit deri në numrin e dhënë.

  • Programi i tharjes

    Programi i tharjes

    Lejon që nivelet e lagështisë të ulen pa ndikuar në temperaturën e dhomës.

  • Filtër ajri

    Filtër ajri

    Largon grimcat e pluhurit në ajër duke siguruar një furnizim të vazhdueshëm me ajër të pastër.

  • Programuesi javor i kohës

    Programuesi javor i kohës

    Mund të programohet për të nisur ngrohjen ose ftohjen në çdo kohë, mbi një bazë ditore ose javore.

  • Telekomanda me kabllo

    Telekomanda me kabllo

    Nis, ndalon dhe rregullon kondicionerin e ajrit.

  • Rindezja automatike

    Rindezja automatike

    Njësia rindizet automatikisht sipas parametrave të përcaktuara pas ndërprerjes së energjisë.

  • Vetë-diagnostikimi

    Vetë-diagnostikimi

    Lehtëson mirëmbajtjen duke treguar defekte të sistemit apo anomali të funksionimit.

  • Përdorimi me disa modele

    Përdorimi me disa modele

    Deri në 5 njësi të brendshme mund të lidhen me një njësi të jashtme të vetme, edhe nëse janë të kapaciteteve të ndryshme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të vihen në funksionim individualisht brenda të njëjtit modalitet ngrohjeje ose ftohjeje.

  • VRV për përdorim rezidencial

    VRV për përdorim rezidencial

    Deri në 9 njësi të brendshme (edhe të madhësive të ndryshme dhe deri në kategorinë 71) mund të lidhen me një njësi të vetme të jashtme. Të gjitha njësitë e brendshme mund të përdoren individualisht në të njëjtin regjim.

Documentation